Shkëmbim që ringjallë mesfushën: Arthur tek Chelsea, ylli londinez në Torino!

Viteve të fundit skuadra e Juventusit problemin më të madh padyshim që e ka pasur repartin e mesfushës.

Përkundër transferimeve të shumta skuadra nuk arriti që të rikthente shkëlqimin e mesfushës që kishte gjatë periudhës kur Pirlo me shokë kishin përgjegjësinë e këtij reparti.

Njëri ndër blerjet që rezultoi një dështim është padyshim Arthur Melo i cili erdhi nga skuadra e Barcelonës kur u shkëmbye me Miralem Pjanic.

Tashmë një tjetër shkëmbim po bëhet gati për braziliani por kësaj rradhe me skuadrën e Chelseas.

Bëhet fjalë për Jorginhon, një futbollist i cili kërkohet tash e sa kohë nga tekniku i Zonjës së Vjetër, Massimiliano Allegri.

Transferimi i Jorginhos do ta kompletonte mesfushën e Biankonerëve pasi në rast transferimi atëherë do të formohej një dyshe italiane me të dhe Manuel Locatellin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here