Skenari i frikshëm: Kessie tek rivalët e Milanit, zëvëndësimi vjen brenda Italisë!

Franck Kessie po shkon kah fundi i kontratës me Milanin dhe rinovimi me Rossonerët nuk pritet të ndodhë.

Tashmë të gjithë skenarët janë të mundshëm dhe Stefano Pioli ka filluar të mendojë për emrin që do ta zëvëndësojë atë.

Ndërkohë në kampin e Interit po mendohet për një tjetër transferim me parametra 0 dhe Rossonerët janë shumë të vetëdijshëm për një gjë të tillë dhe kësaj rradhe nuk duan që të surprizohen si në rastin e Hakan Calhanoglu.

Bëhet fjalë për Davide Frattesin, talentin e Sassuolos i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë emrave të mëdhenj në Itali dhe më gjerë.

22 vjeçari është tashmë në radarët e Rossonerëve të cilët janë shprehur të gatshëm për të filluar negociatat me skuadrën italiane për të arritur një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here