Ka kohë që e ka merituar: Nicolo Rovella tek ‘i forti’ i Serie A!

Nicolo Rovella padyshim që është njëri prej talenteve më të mëdhenj në Serie A dhe Genova është e vetëdijshme që do ta ketë shumë të vështirë për ta mbajtur atë në skuadër.

Të gjithë skuadrat e mëdha në Itali e kanë vëzhguar atë mirëpo skuadra e Juventusit po mendon seriozisht për transferimin e tij.

Pas Vlahovic dhe Zakarias tashmë duket se ka ardhur rradha e një ylli italian për tju bashkuar përsëri Biankonerëve.

Rovella është nën pronësinë e Zonjës së Vjetër e cila po mendon ta rikthejë atë në Torino por nuk përjashtohet mundësia që kartoni i tij të përdoret për ta sjellë në Continassa, Fabian Ruiz nga Napoli.

Momentalisht objektivi kryesor i Zonjës së Vjetër është kualifikimi në Champions League dhe pastaj pritet një merkato mjaft e pasur verore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here