E bujshme: Julian Brandt transferohet te gjiganti italian

Julian Brandt drejt transferimit në Serie A!

Mesfushori i Borussia Dortmund, Julian Brandt ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve të mira.

Brandt ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 5 gola dhe 9 asistime, ndërsa kontrata me Borussian i skadon në vitin 2024.

Calcio Mercato, shkruan se Julian Brandt mund ta vazhdoj karrierën në Itali, pasiqë Milan synon transferimin e tij në merkaton e verës.

Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve, pasiqë Diaz dhe Messias nuk po bindin dhe Maldini e ka piketuar Brandt si futbollistin e duhur.

Për të siguruar shërbimet e Brandt, Milan do të duhet të ofrojë më së paku 20 milionë euro, ndërsa 25-vjeçari është i hapur për tu transferuar në San Siro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here