Angel di Maria gjatë kësaj vere ka shumë mundësi që mund të përfundojë tek gjiganti i Serie A, Milani.
Rossonerët po bëhen gati për një ‘hakmarrje’ ndaj ‘vjedhjes’ së Donnarummas që PSG e realizoi verën e kaluar gjatë merkatos.
Siç raporton e përditshmja franceze ‘L’Equipe’, presidenti Al-Khelaifi nuk ka ndërmend që të rinovojë kontratën me 34 vjeçarin i cili ka mundësi konkrete që të bëhet pjesë e Milanit në fund të këtij sezoni.
Kuqezinjtë kanë kontaktuar me agjentin e tij Jorge Mendes, i cili menaxhon gjithashtu edhe Renato Sanches dhe nuk përjashtohet mundësia e një goditje të dyfishtë gjatë muajve të verës.