Revolucion tek Inter: Marotta dhe Inzaghi i do largojnë dy yjet e skuadrës, zëvëndësimet për ta janë gati!

Humbja ndaj Liverpoolit në ndeshjet e parë për 1/8 e Champions League ka ngritur alarmin tek skuadra e Interit.

Drejtuesit e skuadrës nuk janë të kënaqur, ata e panë se skuadra e tyre nuk është akoma në nivelet e duhura europiane dhe se ka nevojë për përforcime.

Tekniku Simone Inzaghi bën shumë rotacione në sulm dhe është i shqetësuar nga ‘steriliteti’ i treguar nga Edin Dzeko, Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez.

Beppe Marotta së bashku me Inzaghin është duke bërë gati një plan për të larguar nga skuadra Alexis Sanchez dhe Lautaro Martinez që lë të kuptohet se vetëm Edin Dzeko do të mbetet në skuadër.

Neroazzurët po kërkojnë transferimin e Jonathan David nga Lille, 22 vjeçarit kanadez i cili ka një vlerë në merkato prej 50 milionë eurove.

Përveç tij Inter po kërkon të arrijë edhe surprizën e madhe në merkato duket tentuar që ta transferojë edhe Paulo Dybalan nga Juventusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here