Imazh i ri: Zbulohen blerjet e reja të Milanit, skuadër e frikshme!

Rinovime dhe tranferime të reja, AC Milan ka bërë gati planin për sezonin e ardhshëm që i garanton atyre një skuadër që do luftojë për titullin e Scudettos por edhe në Champions League.

Pas arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës me Theo Hernandez deri në vitin 2026, tashmë tek Rossonerët po punohet për rinovimin me Ismael Bennacer 24 vjeçar dhe Rafael Leao 22 vjeçar.

Në ndërkohë siç raporton Calciomercato.com, Frederic Massara është duke punuar gjithashtu për blerje të reja ku janë përmendur emrat e mbrojtësit Sven Botman dhe mesfushorit porguez Renato Sanches, që të dy futbollistë të Lille.

Por kjo nuk do të jetë e tëra pasi për tu transferuar po bëhet gati gjithashtu edhe Steven Bergwijn i Tottenham dhe Rossonerët po presin dritën jeshile nga londinezët për të filluar sulmin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here