Nuk rinovon me Ajax: Ryan Gravenberch me sytë kah Italia!

Është njëri nga emrat që ka tërhequr vëmendjen e të mëdhenjëve të Europës.

Ryan Gravenberch është padyshim njëri nga emrat e rinj më të kërkuar dhe kjo verë pritet të jetë tepër e nxehtë për të.

20 vjeçari ka bërë të ditur që nuk do të rinovojë me Ajax dhe me një kontratë që i skadon vitin e ardhshëm, gjiganti holandez do kërkojë shitjen e tij këtë verë për të mos e humbur atë me parametra 0.

Përveç interesimit të madh të Bayern Munich, në garë për të është edhe skuadra e Juventusit e cila duket favorite për shërbimet e tij.

Çmimi i tij arrin në 30 milionë euro, shumë kjo që Zonja e Vjetër është e gatshme ta paguajë për një emër që vlerësohet si njëri prej futbollistëve me të ardhme të ndritur para.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here