Conte shokon Interin: 100 milionë euro për yjet e Neroazzurëve!

Antonio Conte edhe pse nuk është më pjesë e Interit prapë në mendjen e tij ka disa futbollistë të kësaj skuadre që akoma i ka në planet e tij.

Tottenham tashmë është duke u bërë gati që dy nga ta tja ofrojë teknikut italian dhe tashmë kanë bërë gati një shumë prej hiç më pak se 100 milionë eurosh për të arritur një gjë të tillë.

Pas Dejan Kulusevskit dhe Rodrigo Bentancur nga Juventus, Spurs tashmë po bëhen gati që në Londër të sjellin një sulmues si Lautaro Martinez, i cili mund të sakrifikohet nga Neroazzurët për një shumë të madhe parash.

Tottenham po bëjnë gati 100 milionë euro për një goditje të dyfishtë, Lautaro Martinez dhe Stefan de Vrij, ofertë kjo që mbetet akoma për tu shqyrtuar nga kampionët e Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here