Maldini nuk ndalet: Bëhet i ditur përforcimi i rradhës me parametra 0!

Milan mbetet skuadra e parë në Itali sa i përket emrave të rinj dhe një epitet të tillë pritet ta mbajë edhe këtë verë.

Përveç Sven Botman dhe Renato Sanches që pritet të vijnë nga Lille edhe një tjetër transferim po bëhet gati nga Paolo Maldini, por kësaj rradhe me parametra 0.

Skuadra e Piolit ka nevojë për disa intervenime në skuadër dhe Maldini është i vetëdijshëm për një gjë tillë.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, fjala është Noussair Mazraoui nga skuadra e Ajax i cili është në përfundim të kontratë me holandezët dhe nuk është duke menduar rinovimin me këtë skuadër.

Mino Raiola tashmë i ka paraqitur futbollistit ofertën për një transferim në Serie A tek Rossonerët, ofertë që pritet të pranohet nga ana e futbollistit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here