Plot 35 milionë euro: Villareal transferon yllin e Lazios!

Claudio Lotito njihet si njëri prej presidentëve më të vështirë për të negociuar në Serie A por një gjë e tillë duket se nuk ka zmbrapsur aspak skuadrën e Villareal.

‘Nëndetësja e verdhë’ po kërkon emra serioz për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe njëri pritet që të mbërrijë pikërisht nga skuadra kryeqytetase.

Bëhet fjalë për Luis Alberton, për të cilin spanjollët tashmë kanë bërë gati hiç më pak se 35 milionë euro, shumë kjo e cila pritet të bindë edhe presidentin Lotito.

Luis Alberto ishte i pazëvëndësueshëm gjatë kohës kur skuadra drejtohej nga Simone Inzaghi mirëpo tashmë nga Sarri ai shpesh lihet në stol, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi tek futbollisti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here