Siç edhe pritej një tjetër skuadër italiane ka përfunduar tashmë nën pronësinë e multimiliarderëve amerikanë.
Bëhet fjalë për skuadrën e Atalantas e cila tashmë ka shitur 55% të aksioneve të saja tek Stephen Paluka, bashkëpronarit të skuadrës së NBA, Boston Celtics, pasuria e të cilit llogaritet diku tek 155 miliardë dollarë.
Paluka deklaroi që si Atalanta dhe Boston Celtics janë skuadra të njejtë me të cilat tentohet fitimi ku do të garojnë për të fituar tituj si në Itali ashtu edhe në Europë dhe se ka një fond të mjaftueshëm për ta synuar një gjë të tillë.
Atalanta në këtë sezon është në pozitën e 5-të me 44 pikë të grumbulluara.