Mourinho nuk lëshon pe, transferon yllin e Barcelonës duke mposhtur Juventusin!

Roma e Jose Mourinhos është duke dueluar me skuadrën e Juventusit sa i përket një përforcimi të mundshëm nga Barcelona për repartin e mbrojtjes.

Të gjitha skuadrat e mëdha italiane janë duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë dhe pothuajse të gjitha kanë kthyer sytë kah merkatoja për të zgjidhur problemet që kanë.

Gazzetta.it bën të ditur që emri që është duke u monitoruar nga Jose Mourinho është ai i Sergino Dest, mbrojtësi i djathtë i Barcelonës.

Special One ka nevojë për një mbrojtës të ri në krahun e djathtë dhe amerikani duket emri i duhur por për të arritur deri tek ai duhet që të mposhtë konkurencën e Juventusit.

Giallorossët po bëhen gati për një ofertë prej 20 milionë eurosh, shifër kjo që pritet të bindë katalanasit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here