I kthen shpinën Juves: Alvaro Morata tek rivalët e Zonjës së Vjetër!

Alvaro Morata është një emër i rëndësishëm për skuadrën e Juventusit mirëpo shifra e lartë që Atletico Madrid po kërkon për shërbimet e tij e bën të pamundur blerjen e tij.

Siç raporton elgoldigital.com, Juventus po tenton të ulë shifrën prej 35 milionë eurosh që Los Colchoneros po kërkojnë për kartonin e tij dhe nëse nuk ka marrëveshje sulmuesi spanjoll mund të përfundojë tek rivali i Zonjës së Vjetër.

Sipas të njëjtit portal, Alvaro Morata mundet që shumë shpejt të përfundojë në rradhët e Interit dhe të zërë vendin e Lautaro Martinez i cili pritet të largohet në fund të sezonit.

Është pikërisht Atletico Madrid që mund të përdorë shërbimet e Moratas për të bindur Neroazzurët për të shitur Lautaro Martinez në Wanda Metropolitano.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here