Drejtuesit e skuadrës së Milanit kanë bërë gati një buxhet prej 100 milionë eurosh për përforcime gjatë merkatos verore, bëjnë të ditur mediat italiane.
Paolo Maldini pritet që të transferojë 3 futbollistë me këto para.
I pari pritet që të jetë mbrojtësi i skuadrës së Lille, Sven Botman me të cilin tashmë ka arritur një marrëveshje personale i cili pritet të transferohet në ‘Qytetin e Modës’ për 30 milionë euro.
I dyti është Renato Sanches i cili pritet të zërë vendin e Franck Kessie që pritet të largohet në fund të këtij sezoni.
I treti është ylli i skuadrës së Reims, Hugo Etikete i cili kap vlerën e 40 milionë eurove që po kërkohet gjithashtu edhe nga Newcastle United.