Adios Ibrahimovic: Milan ka gati pasuesin e tij, ka shënuar 101 gola në Serie A!

7 herë kampioni i Europës Milani ka një shumë të konsiderueshme parash për ti shpenzuar gjatë merkatos verore.

Një problem i veçantë për skuadrën e Piolit padyshim që është edhe gjetja e një pasuesi të denjë për Zlatan Ibrahimovic i cili pas këtij sezoni mund të largohet nga San Siro shkaku i moshës.

Por Rossonerët tashmë kanë gati zgjidhjen e një problemi të tillë.

Bëhet fjalë për Andrea Belottin, ku edhe vetë futbollisti është pro një transferimi nga Torino tek Milan.

Belotti në Serie A ka shënuar hiç më pak se 101 gola dhe kontrata e tij aktuale me ‘Demat’ i skadon në fund të këtij sezoni.

Qendërsulmuesi 28 vjeçar ka një përvojë të madhe në Itali ku përveç Torinos ai ka qenë pjesë edhe e Parmas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here