Maldini nuk ndalet: Pas 3 përforcimeve nga Ligue 1, transferon edhe yllin e Tottenham!

Milan për verës ka bërë gati një shumë prej 100 milionë eurosh për 3 futbollistë që u përmendën gjatë ditëve të kaluara, për 3 futbollistë nga Ligue 1.

Por kjo nuk është e gjitha pasi Rossonerët kanë gjithashtu në plan transferimin e futbollistit të Tottenham, Steven Bergwijn.

Djaloshi i cili erdhi në Londër si një përforcim i madh nga PSV për 30 milionë euro, nuk ka arritur të tregojë potencialin e tij më të madh.

Paolo Maldini beson se ai do të ketë mundësinë për tu rikthyer në formë në rast se transferohet në San Siro.

24 vjeçari holandez mund të luajë në të gjitha anët e sulmit, gjë që e bën këtë futbollist një opsion shumë të rëndësishëm për Stefano Piolin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here