Bisedimet kanë filluar: Renan Lodi transferohet te gjiganti italian

Renan Lodi në Serie A!

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Renan Lodi mund të largohet në verë nga Wanda Metropolitano.

Lodi ka realizuar një gol dhe katër asistime në 28 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Atleticon i skadon në vitin 2025.

E përditshmja italiane Tuttosport, shkruan se Juventus ka nisur bisedimet me agjentin e Lodit për transferimin e brazilianit në Torino.

Biankonerët janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë dhe e kanë piketuar Lodin si përforcimin ideal.

Juventus ka marrëdhënie të mira me Atleticon dhe së shpejti pritet të nisin bisedimet me Los Colchoneros.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here