Fabian Ruiz më larg Napolit, kjo do jetë skuadra e tij e ardhshme!

Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz duket se po kalon muajt e fundit në stadiumin Diego Armando Maradona dhe interesimi më i madh për të vjen nga jashtë Italisë.

Nicolo Schira ka bërë të ditur që për ish futbollistin e Real Betis, interesim të madh ka shfaqur Real Madrid e cila është e gatshme për transferimin e tij.

Duket se edhe vetë 25 vjeçari e pëlqen idenë për tu rikthyer në Spanjë.

Ruiz tashmë ka refuzuar bisedimet për rinovimin e kontratës me Napolin dhe Los Blancos kanë filluar tashmë punën për ta bindur atë që të transferohet në Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar veror.

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë çmimi është i gatshëm Real Madrid të paguajë për yllin spanjoll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here