La Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport kanë shkruar për problemet e Juventusit në repartin e mesfushës për shkak të dëmtimit të Weston McKennie.
Amerikani pritet që të qëndrojë rreth 2 muaj jashtë fushave të blerta pas një frakture që pësoi në këmbën e majtë.
Zonja e Vjetër ka nevojë për më shumë dinamizëm në mesin e fushës dhe tashmë ka nevojë për emra të rinj për të realizuar një gjë të tillë.
Tuttosport bën të ditur që Biankonerët tashmë kanë bërë gati listën me 3 emra që kanë përfunduar në listën e teknikut Massimiliano Allegri.
Bëhet fjalë për Paul Pogba, Nicolo Zaniolo ose Sergej Milinkovic-Savic ku njëri ndër ta pritet të përfundojë në rradhët e gjigantit italian gjatë kësaj vere.