Alex Sandro viteve të fundit ka gjetur një titullar i padiskutueshëm i Zonjës së Vjetër sa i përket por tashmë 31 vjeçari nuk duket një garanci e fortë për Massimiliano Allegrin.
Zonja e Vjetër ka gjetur tashmë emrin e duhur për të zënë vendin e tij dhe bëhet fjalë për futbollistin e Atletico Madrid, Renan Lodi.
Calciomercato ka bërë të ditur që Juventus do ta shesë Alex Sandron këtë verë për shkak se kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm dhe nuk dëshirojnë ta humbasin atë me parametra 0.
Nga ana tjetër Renan Lodi, 23 vjeçar, duket zgjidhja perfekte për Biankonerët dhe transferimi i tij nuk duket i vështirë për shkak se ai nuk bën pjesë më në planet e Diego Simeones.