Shkëmbim me Moise Kean: Juventus me mesfushor të ri!

Juventus tashmë po planifikon goditjen e rradhës në merkato dhe në rradhë duket se do të jetë një marrëveshje shkëmbimi.

I sakrifikuari i Zonjës së Vjetër pritet të jetë Moise Kean i cili nuk bën më pjesë në planet e të ardhmes për teknikun Massimiliano Allegri.

Pas blerjes së Denis Zakaria, Biankonerët po kërkojnë edhe një emër tjetër për mesfushën në mënyrë që ta forcojnë përfundimisht këtë repart për sezonin e ri.

Por tashmë nën direktivat e Mino Raiolas, një tjetër mesfushor cilësor pritet që të veshë fanelën e kampionit të shumëfishtë italianë.

Emri i ‘nxehtë’ për Allegrin është ai i Ryan Gravenberch, talenti i Ajax i cili pëlqehet shumë edhe nga skuadra e Real Madrid.

Ndërkohë që Moise Kean pritet të jetë emri i cili do të tranferohet tek gjiganti holandez, marrëveshje e cila do të ndërmjetësohet nga Mino Raiola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here