Lajmi i madh: Ylli i Neroazzurëve rinovon kontratën!

Një lajm shumë i mirë ka ardhur nga kampi i kampionëve të Serie A sa i përket futbollistëve aktualë të kësaj skuadre.

Pas negociatave të gjata bëhet e ditur që Marcelo Brozovic ka arritur marrëveshjen për të rinovuar kontratën dhe se tani po pritet vetëm përfundimi i procedurave për të nënshkruar, gjë që pritet të ndodhë javën e ardhshme.

Por siç raporton Tuttosport, ky nuk pritet të jetë rinovimi i vetëm pasi Marotta po lufton edhe në dy fronte të tjera për rinovime.

Fjala është edhe për dy ballkanas të tjerë pasi përveç Brozovic, Neroazzurët po kërkojnë që të vazhdojnë bashkëpunimin me Ivan Perisic dhe Samir Handanovic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here