I skadon kontrata: Jason Denayer transferohet në Serie A

Jason Denayer drejt transferimit në Serie A!

Qendërmbrojtësi belg, Jason Denayer pritet të largohet nga Lyoni në fund të sezonit si futbollist i lirë.

24-vjeçari dëshiron sfida të reja në karrierë, ndërsa këtë sezon ka realizuar tre gola dhe një asistim në 17 ndeshje të luajtura.

Mediat italiane shkruajnë se Denayer do ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasiqë për të kanë shfaqur interesim tre gjigantë italian.

Interesim për Denayer kanë shfaqur Juventus, Inter dhe Napoli. Mbetet ta shohim se cilin gjigant italian do ta zgjedh belgu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here