Suning hap thesin: Inter transferon tre yje për 100 milionë euro

Suning ka gati 100 milionë euro, Inter transferon tre yje.

Pas serisë pozitive deri në muajin shkurt, Inter është futur në një krizë rezultetesh duke marrë vetëm dy pikë në pesë ndeshjet e fundit.

Drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime të mëdha në merkaton e verës dhe Suning është i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro.

Sa i përket portës Inter ka siguruar shërbimet e Andre Onanas, i cili do ti bashkohet Neroaxurëve me parametra zero.

Për vijën e mbrojtjes objektivi kryesorë i Interit është Gleison Bremer. Braziliani po shkëlqen te Torino këtë sezon dhe për kartonin e tij Inter do të shpenzojë 30 milionë euro.

Për vijën e mesfushës objektivi kryesorë i Neroaxurëve është Davide Frattesi, i cili ka realizuar 4 gola dhe 2 asistime këtë sezon. Për kartonin e Frattesit Inter do të shpenzojë 30 milionë euro.

Sa i përket sulmit objektivi kryesorë është Gianluca Scamacca i cili ka realizuar 10 gola këtë sezon dhe për shërbimet e tij Inter do të shpenzojë 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here