Inter dhe City kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës.
Qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar është i lidhur me një largim nga Meazza në fund të sezonit.
Sllovakut i skadon kontrata me Neroaxurët në vitin 2023 dhe drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta shesin në merkaton e verës.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Skriniar mund të transferohet te City falë një super shkëmbimi.
Pep Guardiola e dëshiron Skriniarin në Etihad dhe City është i gatshëm t’ia ofrojë Interit në këmbim kartonin e Gabriel Jesus.
Te Inter janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë janë në kërkim të sulmuesve dhe Jesus do të ishte një përforcim i madh.