35 milionë euro dhe Eric Bailly, United transferon yllin e Interit!

Manchester United është duke bërë gati një ofertë mjaft joshëse në drejtim të Interit për njërin prej emrave kryesore të kampionëve të Serie A.

Fjala është për Milan Skrianir, qendërmbrojtësin sllovak i cili nuk e ka të qartë të ardhmen pas përfundimit të këtij sezoni.

Djajtë e Kuq janë duke menduar për një ofertë 5 vjeçare në drejtim të tij me një pagë sezonale prej plot 7 milionë eurosh në sezon.

Përveç kësaj në drejtim të Interit do të ofrohen plot 35 milionë euro dhe shërbimet e Eric Bailly edhe pse ky i fundit ka një kontratë që skadon në 2024.

Vlera e Bailly sillet diku tek 25 milionë eurot kështu që një marrëveshje e tillë pritet të kapë vlerën e 60 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here