Ylli i Serie A në vend të Ronaldos, kushton plot 100 milionë euro!

Cristiano Ronaldo po përflitet që mund ti japë fund aventurës së tij tek Manchester United pas vetëm një sezoni të kaluar në Old Trafford.

Portugezi nuk është i kënaqur me skuadrën e Djajve të Kuq dhe për këtë arsye nuk po mendon qëndrimin më tek kjo skuadër, por nga ana tjetër edhe Ralf Ragnick nuk po rri duarkryq.

Rai Sport bën të ditur që Manchester United është duke planifikuar transferimin e Victor Osimhen nga skuadra e Napolit.

Mirëpo një gjë e tillë nuk do të jetë shumë e lehtë për shkak se Osimhen nga skuadra italiane vlerësohet hiç më pak se 100 milionë euro.

Kontaktet e para të anglezëve me futbollistin tashmë kanë filluar dhe qëllimi i Djajve të Kuq është që të ulin sa të kenë mundësi çmimin prej 100 milionë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here