Kanë filluar kontaktet: Luka Jovic gjen skuadrën ideale në Serie A!

Luka Jovic nuk ka arritur akoma që ta përmirësojë veten tek Real Madrid as gjatë këtij sezoni dhe më së miri për këtë tregon që deri më tani ka luajtur vetëm 473 minuta në të gjitha ndeshjet.

Shumicën e rasteve ka ardhur nga stoli edhe pse deri më tani asnjëherë nuk ka qenë një rrezik serioz për të zënë vendin e Karim Benzemas.

Sport ka publikuar një lajm ku ka deklaruar se skuadra e Atalantas ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit serb në të ardhmen.

Duvan Zapata është një objektiv i rëndësishëm për Newcastle, kështu që skuadra bergamase pritet që të mbesë pa sulmues qendror.

Los Blancos janë të gatshëm ta lënë atë që të largohet për një shifër prej 20 milionë eurosh, shumë kjo që edhe Atalanta është e gatshme ta ofrojë.

Ligë atraktive dhe një skuadër kompetitive, duket se tashmë kushtet po plotësohen për të ‘harruarin’ Jovic që të rikthehet në top formën e dikurshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here