Dështon ardhja e Pogbas tek Juve, 30 milionë euro për mesfushorin e ri!

30 milionë euro janë gati dhe Juventus ka gati një superblerje sa i përket repartit të mesfushës.

Juventus padyshim që ka qenë ylli i padiskutueshëm i merkatos dimërore që lamë pas, me Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria që u bën pjesë e Zonjës së Vjetër.

Gjithashtu Biankonerët ishin në gjendje që gjatë këtij afati të largonin nga skuadra emra që nuk ishin më në planet e skuadrës si Aaron Ramsey, Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur.

Mësohet se në mesfushë Paul Pogba nuk mund ti bashkohet dyshes Zakaria dhe Locatelli kështu që Zonja e Vjetër tashmë ka gati një tjetër emër për këtë repart.

Bëhet fjalë për Ryan Gravenberch të Ajax për të cilin tashmë është përgatitur oferta prej 30 milionë eurosh, e cila pritet të jetë e mjaftueshme për të bindur Ajax që ta lërë atë të largohet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here