E bujshme: Me anë të një shkëmbimi Jorginho rikthehet në Serie A!

Shpërtheu tek skuadra e Napolit për tu transferuar pastaj në Premier League tek Chelsea.

Fjala është për Jorginhon, njërin prej mesfushorëve më të pikasur viteve të fundit në Premier League, për të cilin tashmë një rikthim në Serie A është duke u planifikuar.

Kësaj rradhe nuk do të jetë Napoli skuadra e tij por Juventusi e cila po bën gati një ofertë interesante shkëmbimi për të sjellë brazilianin e natyralizuar në italian në Torino.

Bëeht fjalë për Arthur Melo, një mesfushor që nuk pëlqehet nga Massimiliano Allegri dhe i cili ka një vlerë të përafërt me Jorginhon të cilit i është afruar skadimi i kontratës.

Një ide e tillë mund të pëlqehet edhe nga skuadra e Tuchel pasi një mesfushor si Arthur është padyshim një futbollist që mund të rikthehet në formën e tij të dikurshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here