Chelsea në probleme: Christian Pulisic transferohet në Serie A!

Christian Pulisic te gjiganti italian!

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka prekur edhe botën e futbollit. Gjiganti anglez ka përfunduar në shitje.

Pas saksioneve të shumta të qeverisë Britanike, miliarderi rus Roman Abramovich ka vendosur ta nxjerr në shitje Chelsean.

Nga problemet te Chelsea do të tentojnë të përfitojnë disa skuadra dhe njëra nga to është Milani.

Rosonerët synojnë transferimin e Christian Pulisic në merkaton e verës. Pulisic ka realizuar 4 gola dhe 3 asistime në 24 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Amerikani nuk ka arritur të ambientohet më së miri në Stamford Bridge, ndërsa kontrata me Blutë i skadon në vitin 2024.

Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 35 milionë euro për kartonin e amerikanit dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here