Kjo verë definitive: Marcus Thuram tek gjiganti i Serie A!

Sulmuesi i skuadrës gjermane të Borussia Monchengladbach gjatë verës së kaluar ishte pranë një transferimi tek skuadra e Inter mirëpo në fund marrëveshja nuk u arrit.

Sulmuesi francez kohëve të fundit ka vuajtur nga disa dëmtime të ndryshme dhe vlera e tij tashmë ka rënë në 30 milionë euro, shumë kjo e përballueshme tashmë nga skuadrat europiane.

Agjenti i tij është Mino Raiola dhe raportohet se tashmë po punon që të arrijë një marrëveshje për transferimin e tij tek Inter, që ishte edhe objektiv i Neroazzurëve gjatë verës së kaluar.

Zikaltërit nuk kanë gjetur rrugën e golit që 403 minuta dhe kjo krizë tregon më së miri që reparti i sulmit ka nevojë për ndërhyrje emergjente.

Nga ana tjetër as e ardhmja e Lautaro Martinezit nuk është e sigurt dhe tashmë kampionët e Serie A përveç Gianluca Scamaccas po tentojnë të sjellin në Meazza dhe Thuram.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here