Rinovimi duket larg: Juventus pret në rradhë për yllin e Milanit!

Situatë jo e favorshme për skuadrën e Milanit sa i përket futbollistëve që kanë kontratat kah skadimi.

Njëri ndër ta është edhe kapiteni Alessio Romagnoli, i cili akoma nuk e ka të qartë të ardhmen e tij pas këtij sezoni, i cili me muaj të tërë është në fokusin e Juventusit.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, rinovimi i kapitenit të Rossonerëve duket çdo ditë e më i vështirë për tu arritur.

Futbollisti aktualisht merr një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon ndërkohë që drejtuesit e skuadrës po kërkojnë që ta reduktojnë këtë në 2.8 milionë, kërkesë kjo e papërfillshme nga mbrojtësi.

Juventus ka mirëpritur një situatë të tillë dhe tashmë transferimi i Romagnolit me parametra 0 duket më afër se asnjëherë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here