Casemiro tek Juventus, Perez kërkon yllin e Zonjës së Vjetër!

Juventus ka dalë hapur duke shprehur interesimin e saj për transferimin e Casemiros mirëpo edhe Florentino Perez nuk e ka lënë me kaq duket kërkuar gjithashtu njërin prej emrave kryesore të Juventusit.

Me Locatellin dhe Zakarian, Casemiro padyshim që do të ishte emri ideal për mesfushën e Allegrit mirëpo një gjë e tillë mund të vijë por me një çmim të lartë për Biankonerët.

Kjo për arsyen se presidenti i Los Blancos, Florentino Perez po kërkon shërbimet e Matthijs de Ligt, një emër që po po kërkohet gjithashtu edhe nga skuadra e Barcelonës.

Një kërkesë e tillë padyshim që ka befasuar skuadrën e Agnellit e cila edhe mund të jetë e gatshme për negociata.

Casemiro pritet që të ulë ndjeshëm çmimin e mbrojtësit holandez pasi ai vlerësohet plot 80 milionë euro, mirëpo një shkëmbim i mundshëm mes dy futbollistëve dhe një shumë parash drejt Torinos duket shumë i mundshëm të ndodhë gjatë muajve të verës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here