Milan ‘nokautohet’: Renato Sanches tek rivali i Rossonerëve!

Javëve të fundit skuadra e Milanit transferimin e Renato Sanches nga skuadra e Lille po e konsideronin pothuajse një punë të kryer, mirëpo situata në teren duket komplet ndryshe.

Me një kontratë me Lille që skadon në qershor të 2023, vlera e tij arrin diku tek 25 milionë eurot dhe interesimi gjithashtu nuk po mungon në drejtim të tij.

Tashmë në garë për portugezin ka hyrë edhe skuadra e Juventusit e cila po bën gati një ofertë që mund të lërë përfundimisht jashtë gare Milanin.

Bëhet fjalë për një shkëmbim në mes të Sanches dhe Kaio Jorges, sulmuesit të talentuar që erdhi tek Zonja e Vjetër por që nuk po arrin të tregojë veten nën urdhërat e Massimilano Allegrit.

Situata tashmë duket se ka ndryshuar plotësisht, me Milanin që po rrezikon ta humbasë përfundimisht mundësinë për ta bërë për vete yllin e Lille.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here