Sergej Milinkovic-Savic tashmë ka përfunduar në radarët e një tjetre skuadre të madhe europiane, bën të ditur gazetari i mirënjohur sportiv Nicolo Schira.
Ai madje ka shkuar më larg ku ka bërë të ditur se përfaqësuesit e skuadrës së Paris Saint Germain tashmë ndodhen në Milano dhe do të tentojnë që të arrijnë një marrëveshje me Lazion gjatë këtyre ditëve.
Në qytetin e modës ka udhëtuar edhe vetë presidenti i gjigantit francez, Nasser Al-Khelaifi.
Milinkovic-Savic ka një kontratë me Lazion deri në vitin 2024 dhe çmimi i tij në merkato kap vlerën e 70 milionë eurove.