Elliott hap thesin: Milan transferon katër yje për 90 milionë euro

Milan ka gati operacionin e madh!

Milani po kalon një sezon pozitiv dhe deri më tani ka arritur rezultate të rëndësishme, por dëshiron gjithnjë e më shumë t’i rikthehet synimit për tituj.

Calcio Mercato, shkruan se Milan planifikon të transferojë katër lojtarë në merkaton e verës.

Përforcimi i parë do të jetë qendërmbrojtësi i Lille, Sven Botman. Rosonerët kanë arritur marrëveshje personale me holandezin, ndërsa për kartonin e tij do të paguajnë 30 milionë euro.

Emri tjetër që pritet të transferohet në San Siro është Renato Sanches. Portugezi është në shënjestrën e Milanit për një kohë të gjatë dhe për kartonin e tij Rosonerët do të ofrojnë 30 milionë euro.

Sa i përket vijës së sulmit, Rosonerët synojnë transferimin e dyshes Belotti-Berardi. Belotti do ti bashkohet Milanit me parametra zero, ndërsa për kartonin e Berardit Rosonerët do të duhet të paguajnë 30 milionë euro.

Te Milani besojnë se skuadra do të jetë e kompletuar me këto katër përforcime dhe se do të jenë favorit për ta fituar Scudetton sezonin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here