Një rikthim me klas: Andrea Pirlo rikthehet në stol!

Pirlo është shumë pranë për tu rikthyer në stol edhe atë tek një skuadër e madhe europiane.

Pas shkarkimit nga skuadra e Juventusit, ish ylli i kombëtares italiane ka qenë pa skuadër dhe tashmë periudha e pushimit duket se do të marrë fund.

Siç bën të ditur fichajes.net, Andrea Pirlo mund të ribashkohet përsëri me Cristiano Ronaldon pasi emri i tij është përmendur për pozitën e trajnerit të Manchester United.

Ylli portugez kaloi periudhën e tij më të mirë gjatë kohës kur në krye të skuadrës ishte Andrea Pirlo dhe kjo gjë mund ta bind atë që të qëndrojë akoma në Old Trafford.

Mirëpo lista për zëvëndësuesin e Ralf Ragnick është më e gjatë pasi për vendin e tij përmenden emra të tjerë si Zidane, Ten Hag, Pochettino, Luis Enrique deri tek Carrick dhe Simeone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here