Bombë: Barcelona nuk do ta blejë kartonin, Adama Traore te gjiganti italian

Lajm bombastik nga Spanja, Adama Traore te gjiganti italian!

Sulmuesi i Wolves i huazuar te Barcelona, Adama Traore po bën një sezon fantastik që nga transferimi i tij në Camp Nou.

26-vjeçari po impresionon me paraqitjet e tij te Barcelona dhe ka regjistuar katër asistime gjashtë ndeshje të luajtura.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit, Barcelona nuk do ta blejë kartonin e Traores për 30 milionë euro, pasiqë Katalanasit do të përdorin paratë për transferimin e Haaland.

Portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se nga kjo situatë do të tentojë të përfitojë Juventusi.

Allegri ka dhënë dritën jeshile dhe Biankonerët janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë për kartonin e Traores.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here