Lajm bombastik: Nkunku transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik nga Gjermania, Christopher Nkunku në Serie A!

Mesfushori i RB Leipzig, Christopher Nkunku po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 25 gola dhe 13 asistime në 37 ndeshje të luajtura.

Edhe pse mesfushor ofanziv, Nkunku ka më shumë gola të shënuar se Vlahovic, Mbappe, Haaland dhe Ronaldo.

Por francezi duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë te Leipzig, pasiqë sipas raportimeve të fundit gjiganti italian synon transferimin e 24-vjeçarit.

Juventus ka nisur një revolucion në merkaton e janarit me blerjet e Vlahovic dhe Zakaria-s, por duket se ky ka qenë vetëm fillim dhe se ne mërkaton e verës do të vazhdojnë ndryshimet e mëdha.

Goditja tjetër e bujshme mund të jetë përsëri në sulm, me të ardhmen e Alvaro Morata-s dhe Paulo Dybala që mbetet shumë e paqartë.

Nga Gjermania kanë shkruar për një interesim të bardhezinjve për Nkunku, sulmues i Leipzig-ut.

Bild ka shkruar edhe për një ndërhyrje të mundshme të Bayern Munich, por bavarezët nuk kanë ndërmend të shpenzojnë shifra të çmendura. Vlerësimi aktual i klubit është 75 milionë euro.

Një shumë kjo që mund të shpenzohet nga PSG, që do të merrte mbrapsht lojtarin e shitur tre vite më parë, por Juventus-i, ashtu si Manchester United, është gati të hidhet në sulm për 24-vjeçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here