Shkëmbim spektakolar: Skriniar në Old Trafford, ndërsa ylli i United te Interi

Manchester United dhe Inter kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës!

Qendërmbrojtësi sllovak, Milan Skriniar është i lidhur për një kohë të gjatë me një largim nga Interi.

Skriniar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 dhe drejtuesit janë të gatshëm ta lënë të lirë në verë të largohet.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Skriniar mund të transferohet te Manchester United falë një super shkëmbimi.

Djajtë e Kuq e dëshirojnë me çdo kusht sllovakun dhe kanë gati ofertën joshëse për Interin.

Manchester United është i gatshëm tia ofrojë Interit kartonin e Eric Bailly dhe 35 milionë euro në këmbim të Skriniar.

Te Inter janë të hapur për këtë operacion dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here