Guardiola ka gjetur pasuesin e Mahrez tek skuadra e madhe italiane!

Riyad Mahrez pritet të largohet nga Manchester City në përfundim të këtij sezoni dhe në të njejtën kohë Pep Guardiola ka filluar punën për të gjetur një emër të përshtatshëm për ta zëvëndësuar atë.

Tekniku spanjoll tashmë ka piketuar njërin prej talenteve të Serie A, yllin e Romës, Nicolo Zaniolo.

Citizens duket se do ti prishin planet e Juventusit e cila po shpresonte në një transferim të italianit gjatë muajve të verës, pasi shitja e tij tek skuadra angleze i konvenon gjithashtu Giallorossëve pasi kështu nuk do të forcojnë një rival direkt.

Numri 22 i Romës ka karakteristikat e njejta me algjerianin i cili sipas të gjitha gjasave mund të përfundojë tek Chelsea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here