Është shfaqur interesim në drejtim të tij, Pulisic mund të përfundojë në Serie A!

Sulmuesi i Chelseas, Christian Pulisic ka tërhequr vëmendjen e njërës prej skuadrave më të mëdha në Itali.

Gazzetta dello Sport bën të ditur që Juventus është duke shfaqur interesim për të dhe mund të fillojë përgatitjet për një transferim të amerikanit me prejardhje kroate gjatë merkatos verore.

Sulmuesi anësor ka pasur minuta të rregullta në Stamford Bridge mirëpo një gjë e tillë nuk e përjashton mundësinë e largimit të tij nga Londra pas përfundimit të këtij sezoni.

Në rast të shitjes së tij atëherë Biankonerët do të përkraheshin në njëfarë mënyre edhe nga Blutë e Londrës për shkak se Pulisic kërkohet gjithashtu edhe nga Liverpool, një rival direkt i Chelseas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here