Bombë: Eden Hazard transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik, Eden Hazard drejt transferimit në Serie A!

Sulmuesi belg, Eden Hazard do të largohet nga Reali në fund të sezonit, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Ancelottit.

Që nga transferimi i tij në Santiago Bernabeu, Hazard nuk ka arritur të lërë aspak gjurmë duke realizuar vetëm 6 gola.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e Hazard në merkaton e verës.

Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit dhe besojnë se Hazard mund ta gjejë formën e duhur në San Siro.

Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin dhe për kartonin e Hazard Rosonerët do të paguajnë 20 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here