Jo vetëm Kessie: Barcelona ia rrëmben Milanit edhe një tjetër yll

Barcelona për shopping te Milani!

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie raportohet se ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe pas përfundimit të sezonit do ti bashkohet Blaugranëve me parametra zero.

Por sipas raportimeve të fundit Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasiqë Katalanasit kanë piketuar edhe një tjetër yll të Rosonerëve.

E përditshmja katalanase Sport, shkruan se Barcelona ka nisur bisedimet me Jorge Mendes për transferimin e Rafael Leaos.

Blaugranët janë duke e ndjekur me vëmendje Rafael Leaon, i cili po shkëlqen te Milani këtë sezon duke realizuar 11 gola.

Laporta e sheh Leaon si zëvendësuesin  ideal të Dembeles, në rast se francezi vendos të largohet nga Camp Nou.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here