Siç ka raportuar Tuttosport, Domenico Berardi prej sezonit të ardhshëm nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Sassuolos.
Mësohet se sulmuesi i skuadrës italiane është në shënjestrën e Milanit dhe për Rossonerët ai është objektivi kryesorë.
Paolo Maldini ka hyrë ‘All-in’ në këtë garë dhe është i vendosur për transferimin e tij në një kohë kur Sassuolo ka bërë të ditur që për shitjen e tij kërkon hiç më pak se 35 milionë euro.
Përfaqësuesi i kombëtares italiane ka një kontratë me skuadrën e Sassuolos që skadon në vitin 2024 dhe drejtori i skuadrës, Giovanni Carnevali bëri të ditur që ai do të largohet në fund të këtij sezoni.