Rosonerët transferojnë yllin e rivalëve me parametra zero.
Milan vazhdon të mbetet lider në Serie A pas 28-të xhirove të luajtura.
Rosonerët po bëjnë një sezon pothuajse të shkëlqyeshëm, ndërsa Maldini dhe Massara kanë filluar të punojnë për merkaton e verës.
Milan është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Andrea Belottin dhe Sven Botman, por në San Siro priten edhe përforcime të tjera.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Maldinit është sulmuesi i Napolit, Dries Mertens.
Belgut i skadon kontrata në fund të sezonit dhe Milan synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe ta transferojë 34-vjeçarin me parametra zero.
Edhe pse 34-vjeç, te Milan besojnë se Mertens mund të luaj ende në nivele të larta dhe këtë e ka dëshmuar këtë sezon duke realizuar 9 gola në 28-ndeshje.