Inter ka gati goditjen e parë për merkaton e verës.
Beppe Marotta dhe Piero Ausilio kanë filluar të punojnë për merkaton e verës edhe pse Interi është favorit këtë sezon për ta fituar Scudetton.
Në Meazza priten ndryshime gjarë verës, ndërsa objektivi kryesorë për afatin kalimtar është transferimi i një sulmuesi cilësor.
Portali italian Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Noah Okafor nga Red Bull Salzburg.
Okafor është vetëm 21-vjeç dhe ka realizuar 12 gola në 26 ndeshje të luajtura këtë sezon.
Zvicerani ka kontratë me Red Bull Salzburg deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 25 milionë euro, shifër të cilën Neroaxurët janë të gatshëm ta paguajnë.