Bën hapin e madh në karierë: Kristjan Asllani tek gjiganti i Serie A!

Kristjan Asllani, një futbollist i krijuar tek skuadra e Empolit dhe njëri prej emrave më premtues të skuadrës toskane.

I lindur në vitin 2002, talenti shqiptar  ka zhvilluar 13 ndeshje me Empolin në Serie A dhe tashmë një garë e madhe do të zhvillohet në merkato në mes të Interit dhe Milanit.

Dy gjigantët veriorë kanë pikasur talentin e Asllanit dhe kanë shfaqur interesimin e tyre për transferimin e tij.

Mirëpo marrëdhëniet e Rossonerëve me skuadrën toskane janë më të afërta pas transferimit të Bennacer në vitin 2019, që rezultoi në një transferim mjaft të suksesshëm.

Mirëpo nga ana tjetër nuk po dorëzohet as Beppe Marotta i cili po kërkon të freskojë mesfushën e Simone Inzaghit, me Asllanin që duket emri i duhur për të bërë një gjë të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here